Dejan Risteski Cardio
Dr. Çamovska Sheshoska Hristina

Mbiemri, Emri: Dr. Çamovska Sheshoska Hristina
Profesioni: Kardiologe
Vendi i punës: Spitali i Specializuar për Sëmundjet Kardiovaskulare “Sv. Stefan” – Ohër, R. e Maqedonisë së Veriut
Kontakt: camhris@yahoo.com
ARSIMI
- 1998/99 – 2004 Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, R. Maqedonia e Veriut;
- 2007 – 2010 Përfundoi studimet pasuniversitare dyvjeçare “Farmakoekonomia dhe Menaxhimi në Shëndetësi” në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, R. Maqedonia e Veriut;
- 2015 – 2021 Përfundoi specializimin gjashtëvjeçar në kardiologji në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, R. Maqedonia e Veriut;
- 28 tetor 2022 Specialiste e certifikuar klinike e lipideve nga National Lipid Association, SHBA – kaloi me sukses provimin e bordit amerikan për Lipidologjinë Klinike;
- 07-08 korrik 2022 Merr pjesë në kursin për CMR Niveli I, mbështetur nga EACVI (European Association of Cardiovascular Imaging), Shkup, R. Maqedonia e Veriut;
- 10-16 tetor 2021 Merr pjesë në Salzburg Weill Cornell Seminar për Kardiologji, Salzburg, Austri;
- 24-28 tetor 2022 М err pjesë në Salzburg Weill Cornell Seminar për Metabolizmin e Lipideve dhe Aterosklerozën, Salzburg, Austri;
PËRVOJA E PUNËS
- Tetor 2004 – Janar 2014 E punësuar si Produkt Menaxhere në kompaninë farmaceutike Roche Macedonia, Shkup, R. Maqedonia e Veriut;
- Prill 2014 – Maj 2015 Punon si mjeke e përgjithshëm në spitalin special për kirurgji ortopedike dhe traumatologji “Shën Erasmus” – Ohër, R. Maqedonia e Veriut;
- Qershor 2015 – Nëntor 2021 E punësuar si specialiste e kardiologjisë në spitalin e specializuar për sëmundjet kardiovaskulare “Shën Stefan” – Ohër, R. Maqedonia e Veriut;
- Nga dhjetori 2021 punësohet si mjeke specialiste kardiologe me fokus ekokardiografinë në spitalin e specializuar për sëmundjet kardiovaskulare “Shën Stefan” – Ohër, R. Maqedonia e Veriut;
EKSPERIENCA TË TJERA PROFESIONALE
- 14 janar 2011 Anëtare e komisionit themelues të Shoqatës maqedonase për Hulumtime Farmakoekonomike dhe Rezultateve – bashkuar me ISPOR në mars 2011;
- 28 maj 2011 Densitometriste Klinike e Certifikuar (CCD) nga International Society for Clinical Densitometry;
- 9 prill 2018 Certifikatë për pjesëmarrje aktive nga Shoqata e mjekëve të Maqedonisë;
- Dhjetor 2018 – Dhjetor 2021 Studiuese në regjistrin EORP për pacientët me fibrilacion atrial, projekt i Shoqatës Europiane të Kardiologjisë;
- 05 qershor 2021 Certifikatë për kontribut të veçantë dhe angazhim në përballjen me pandeminë COVID-19 lëshuar nga Oda e mjekëve të Maqedonisë;
- Dhjetor 2020 – Maj 2021 Pjesëmarrje aktive në Regjistrin e sëmundjeve të lindura të zemrës te të rriturit;
- 04 prill 2022 Bëhet anëtare aktive e aksionit COST (Bashkëpunimi Europian në Shkencë dhe Teknologji) për plakjen vaskulare në të gjitha grupet e punës;
- 11 prill 2022 Anëtare e Komitetit Drejtues të Aksionit COST për plakjen vaskulare;
- 22 prill 2022 Anëtare aktive e aksionit COST për hulumtimin e trnsionit të gjakut te fëmijët dhe adoleshentët, Grupi i Punës I;
- 18-20 maj 2022 Pjesëmarrje aktive si anëtare e Komitetit Drejtues COST në një takim të grupit të punës në Selanik, Greqi;
MIRËNJOHJE
- 9-10 prill 2021 Prezantim më i mirë posteri "Një rast i embolisë pulmonare të përsëritur akute të shkaktuar nga trombofilia" në Simpoziumin e Dytë Ndërkombëtar për Trombozën, Shkup, R. Maqedonia e Veriut;
- 01-03 tetor 2021 Prezantim më i mirë posteri "Obstruksioni i rëndë dinamik në një pacient asimptomatik me kardiomiopati hipertrofike" në konferencën Highlights in Cardiovascular Diseases, Shkup, R. Maqedonia e Veriut;
PUBLIKIME
- 22 punime në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare;
- 8 prezantime në kongrese shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare;
- 1 punim masteri në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, R. Maqedonia e Veriut;

ZEMRA JUAJ, KUJDESI YNË!
Besoni shëndetin tuaj te njerëzit e duhur!
Mjeku subspecialit kardiolog Dr. Dejan Risteski nga ISHP "Cardio" Strugë është sinonim i cilësisë në kardiologji.


